Mario Balotelli rikthehet zyrtarisht në futbollin italian. Sulmuesi, i cili ka qenë pa klub pas përfundimit të kontratës së tij me Adana Demirsporin, në qershor, tani i është bashkuar Genoas, siç ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale këtë të hënë.
“Mario Balotelli është lojtar i ri i Genoas”, konfirmojnë kuqeblutë në llogarinë e tyre zyrtare X. Sulmuesi italian, i lindur në Palermo më 12/09/1990, ka nënshkruar një kontratë me klubin e tij të ri.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Balotelli ka fituar nëntë tituj në nivel profesional me klubet e tij. Në kombëtaren italiane ai ishte golashënuesi më i mirë dhe nënkampion në Euro 2012, duke grumbulluar gjithsej 36 paraqitje dhe 14 gola. Mirë se vjen në Genoa, Super Mario!”
Balotelli do të rikthehet në fushë pasi nuk ka luajtur për gjashtë muaj. Ndeshja e tij e fundit konkurruese ishte midis Adana Demirspor dhe Gaziantep më 12 maj.
34-vjeçari do të rikthehet të veshë fanellën me numrin e tij ikonik 45, pasi kishte numrin 9 në periudhën e tij të fundit në klubin turk. Genoa tani është klubi i pestë italian për të cilin Balotelli luan pas Interit, Milanit, Brescias dhe Monzës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: