VIDEO/ “Po, por do të shkoj në Paris për Topin e Artë”, si doli blof Vinicius para Gavit

VIDEO/ “Po, por do të shkoj në Paris për Topin e Artë”, si doli blof Vinicius para Gavit

17:04, 28/10/2024

Anulimi i udhëtimit të delegacionit të Realit të Madridit në Paris për të marrë pjesë në galënë e Topit të Artë I ka befasuar të gjithë. Gjithçka tregon se braziliani Vinicius nuk do të jetë përfundimisht fituesi i çmimit pavarësisht se konsiderohet si favorit i madh.

Edhe vetë Vinicius ishte i bindur se do të fitonte çmimin e France Football dhe e bëri të ditur në El Clasicon e fundit kundër Barçës.

Gjatë sherrit që pati me Gavin, Vinicius iu përgjigj gjestit me katër gishta (katër gola) të lojtarit të Barçës duke i thënë se “Po, por këtë të hënë shkoj të marr Topin e Artë”.

Megjithatë, tani braziliani nuk do të jetë në kryeqytetin francez për të marrë Topin e Artë, kështu që Gavi ka të drejtë të ironizojë brazilianin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco