Shkëlqeu në fitoren e Napolit, Amir Rrahmani përzgjidhet në formacionin e javës në Serie A

Shkëlqeu në fitoren e Napolit, Amir Rrahmani përzgjidhet në formacionin e javës në Serie A

12:05, 28/10/2024

Amir Rrahmani dhe Napoli kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Të udhëhequr nga Antonio Conte, Napoli ka mposhtur Leccen me rezultatin minimal 1-0, për të vazhduar kryesimin të vetëm në Serie A.

Një nga më të mirët në këtë sfidë ka qenë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Prishtinasi shkëlqeu në qendër të mbrojtjes së Napolit.

Ai u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore dhe ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A.

Përveç Rrahmani në mbrojtje janë edhe Di Lorenzo i Napolit, Mario Kempf i Comos dhe Nuno Tavares i Lazios.

Në mesfushë janë Piotr Zielinski, De Ketelaere, Ademola Lookman, Eduardo Bove dhe Kyriakopoulos, ndërsa në sulm i vetëm është Mario Retegui.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco