Yildiz, në histori askush më parë në ka shënuar dy gola në derbin e Italisë në moshën e tij

Yildiz, në histori askush më parë në ka shënuar dy gola në derbin e Italisë në moshën e tij

20:26, 27/10/2024

Futet në fushë dhe ndryshon rrjedhën e lojës dhe rezultatin në derbit e Italisë, Inter-Juventus. Kjo mbrëmje do të mbetet e paharrueshme për Kenan Yildiz.

Fenomeni turk realizi dy golat e fundit të bardhezinjve, duke shmangur një humbje që deri në ato momente dukej e sigurt.

Nga 4-2 për zikaltrit e Simone Inzaghit rezultati përfundimar ishte 4-4 vetëm falë talentit bardhezi me numër 10.

Siç raporton Opta, në moshën 19 vjeç e 176 ditë Kenan Yildiz bëhet lojtari më i ri që ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit në historinë e Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco