Gjatë humbjes 4-0 të Realit të Madridit ndaj Barcelonës, Lamine Yamal, Ansu Fati dhe Raphinha ishin objektivi i racizmit në “Bernabeu”, diçka që nuk i ka pëlqyer sulmuesit të “Los Blancos”, Vinícius Júnior, që kohët e fundit ka marë flamurin e luftës kundër racizmit.
“Ajo që ndodhi dje në “Bernabeu” me ofendime raciste, është për të ardhur keq. Nuk ka vend për këta kriminelë në shoqërinë tonë. E gjithë mbështetja ime për Lamine, Ansu dhe Raphinha. E di që Madridi dhe policia do të bëjnë gjithçka që munden për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit”, ka shkruar braziliani.
Vetë klubi madrilen ka lëshuar një deklaratë ku “dënon” fyerjet raciste ndaj sulmuesve të Barcelonës.
Lamentable lo que ha pasado ayer en Bernabéu con insultos racistas. No hay espacio para estos criminosos en nuestra sociedad. Todo mi apoyo a Lamine, Ansu y Raphinha. Lo sé que Madrid y la policia van hacer las cosas para identificar y punir los culpables!! https://t.co/pG2FXsMjDn
— Vini Jr. (@vinijr) October 27, 2024
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: