Manchester United nuk do të bëjë dy fitore radhazi në Premier League, “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të merrnin qoftë një pikë në këtë javë të nëntë të kampionatit elitar anglez në fushën e West Hamit.
Skuadra e Eric ten Hag u mposht 2-1 me të tre golat të shënuar në pjesën e dytë.
E zhbllokoi takimin Summerville në të 74-tën, por “Djajtë e Kuq| barazuan shpejt me Casemiron. Në minutën e dytë shtesë, vendësit realizon golin e fitores me Boëen, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
West Ham - Manchester United 2-1
Kthehet te fitorja pas humbjes me Liverpoolin Chelsea, që iu imponua me rezultatin 2-1 Newcastle. Jackson dhe Palmer ishin autorë të golave të bluve të Londrës ndërsa për miqtë golin e barazimit të përkohshëm 1-1 e realizoi Isak.
Tottenhami kthehet pa pika nga transferat e Crystal Palace, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mateta në pjesën e parë.
Crystal Palace - Tottenham 1-0
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: