Laçi ka nevojë për pikë, por në mënyrë të veçantë për grintën që e ka karakterizuar gjithmonë këtë ekip. Trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero kishte fjalë pozitive për skuadrën e tij pas barazimit me Tiranën.
“Kjo ndeshje më pëlqeu, ishte shumë pozitive, djemtë kanë dhënë zemrën në fushë dhe me rastet që kemi pasur mund ta fitonim, por nuk do ta harrojmë kurrë prej nga vijmë.
Djemtë kanë punuar shumë mirë, kanë bërë çdo gjë që kemi bërë në stërvitje, të mos harrojmë që kemi një skuadër shumë të re, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur se luftuan për të shënuar.
Nuk kam menduar kurrë që ta humbas ndeshjen, e demonstruan çunat në fushë që kërkuan të barazonin, ishim pa fat në disa raste, por këto janë pjesë të futbollit. Mu desh që të ndërroja lojtarë pasi për mua janë të gjithë të rëndësishëm. E përsëris që jemi shumë të rinj dhe ai që u fut na dha një ndihmë plus dhe ky duhet të jetë mentaliteti ynë pavarësisht me kë ndeshemi, me të parën, fundit apo mesit. Mentaliteti është të bazohemi te forca jonë”, deklaroi Moriero.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: