VIDEO/ Dortmundi s’di të fitojë jashtë, Claude-Maurice 'hero' i Augsburgut

VIDEO/ Dortmundi s’di të fitojë jashtë, Claude-Maurice 'hero' i Augsburgut

17:33, 26/10/2024

Transfertat mbeten problem serioz për Borussiam e Dortumdit në këtë sezon. Vetëm pak ditë pas disfatës së rëndë me përmbysje në “Bernabeu”, ndaj Realit të Madridit, në Champions League, verdhezinjtë u mposhtën edhe nga Augsburgu në transfertë, ku në katër takime në këtë sezon në Bundesligë numerojnë tri humbje dhe një barazim.

Edhe pse kaloi e para në epërsi me Malen që në minutën e katërt, skuadra e drejtuar nga Nuri Sahin dështoi të ruante rezultatin, duke pësuar dy gola, një në pjesë nga i njëjti autor: Claude-Maurice (25’ dhe 50’).

Augsburg - Dortmund 2-1, golat

Katër fitoret e arritua në fushën e saj e mbajnë ende Borussian në gjysmën e superme të tabelës, me 13 pikë.

Rezultatet:

Augsburg – Dortmund     2-1

RB Leipzig – Freiburg       3-1

St. Pauli – Wolfsburg        0-0

Stuttgart - Holstein Kiel  2-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco