Mungoi Ronaldo, u dëmtua Laporte, ‘dhimbje koke’ për Piolin

Mungoi Ronaldo, u dëmtua Laporte, ‘dhimbje koke’ për Piolin

21:41, 25/10/2024

Mbrojtësi spanjoll i skuadrës Saudite Al-Nasr, Aymeric Laporte, ka pësuar lëndim në ndeshjen e ekipit të tij kundër Al-Khuloud në Ligën Saudite.

Mbrojtësi spanjoll ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke u detyruar të lërë fushën që në minutën e 35-të. në vend të tij hyri Mohamed Al Fateel.

Lëndimi i Laporte është një goditje e fortë për trajnerin e Al-Nasr, Pioli, pasi mbrojtësi është shumë i rëndësishëm për ekipin.

Lojtari do t'i nënshtrohet më shumë ekzaminimeve mjekësore në orët në vijim për të zbuluar natyrën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen e saktë të mungesës së tij.

Sa i përket ndeshjes, pa Ronaldon në fushë dhe me dëmtimin e Laporte, Al Nassr u ndal në barazim 3-3, duke i dhënë fund një serie prej gjashtë fitoresh radhazi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco