Dy ditë para derbit të Italisë, Simone Inzaghi merr një sinjal pozitiv nga Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar është kthyer në stërvitje me grupin dhe nuk është çudi që në mungesë të turkut Hakan Calhanoglu, të jetë zgjedhje e parë në rolin e regjisorit përballë “Zonjës së Vjetër”.
22-vjeçari shqiptar pësoi një goditje në stërvitje pak para ndeshjes së fundjavës së kaluar në Serinë A me Romën.
Dhe më pas Hakan Calhanoglu pësoi një problem në kofshë gjatë fitores ndaj verdhekuqve.
Duke marrë parasysh që Calhanoglu është opsioni i parë i Interit në organizimin e mesfushës dhe Asllani rezerva e tij e parë, ky mund të jetë momenti i futbollistit kuqezi.
Nicolo Barella luajti në bazën e treshes së mesfushës së Interit si një zgjidhje urgjente, por sipas Sky, Asllani tashmë është rikthyer në stërvitje të plotë. Prandaj, ai duhet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Juventusit.
Ndërkohë, është pak më ndryshe historia për Tajon Buchanan. Kanadezi prej disa muajsh është mënjanë duke u rikuperuar nga një frakturë në këmbë. Ndaj ai nuk do të jetë gati të për ndeshjen e së dielës.
Megjithatë, Buchanan është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës sot. Prandaj, një rikthim nuk duhet të jetë shumë larg për ish-lojtarin e Club Brugge.
Ky është një lajm veçanërisht i mirë duke marrë parasysh lëndimin e Carlos Augustos, i cili pësoi një tendosje në kofshë gjatë ndeshjes së Interit në Champions League kundër Young Boys. Këtë e konfirmuan sot testet mjekësore.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: