Ancelotti, për ‘El Clasicon’: E vështirë dhe argëtuese, kam një plan në kokë...

Ancelotti, për ‘El Clasicon’: E vështirë dhe argëtuese, kam një plan në kokë...

17:23, 25/10/2024

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtypin para ndeshjes klasike kundër Barcelonës, që luhet nëser, në “Santiago Bernabéu”, duke filluar nga ora 21:00.

Trajneri italian vlerësoi Barcelonën punën e Flick, por pa harruar atë që ka bërë Xavi Hernandez.

"Ata kanë një ide shumë të qartë të lojës, janë një ekip shumë i guximshëm dhe ne duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen. Si gjithmonë, e vështirë dhe argëtuese.”

Bellingham: “Ai është shumë mirë, po përparon, gjendja e tij tani është shumë e mirë edhe pse nuk po shënon gola, puna e tij është shumë e rëndësishme dhe ai e di shumë mirë”.

Forma e Mbappesë: "Jemi të lumtur, sepse ka shënuar gola. Ai ka qenë shumë i pranishëm në dy golat e parë kundër Dortmundit. Tashmë jemi të kënaqur me atë që po bën, por do ta bëjë më mirë sepse ai ka cilësitë për ta bërë atë, por ne nuk jemi me nxitim”.

Plani kundër Barçës: “Kam diçka në mendje, por duhet ta shihni nesër dhe më pas mund të më thoni nëse kam gabuar apo jo”.

Plani për të neutralizuar Yamal: "Më pëlqen shumë mënyra e tij e lojës, qëndrimi i tij, duhet të kesh parasysh kundërshtarin, por duhet të jesh më i fokusuar në atë që dëshiron të bësh. Ai po bën shumë mirë, sezoni ka nisur shumë mirë."

Ndryshimet te Barça: “Flick ka ndryshuar filozofinë e lojës, ai luan ndryshe, është një futboll më i drejtpërdrejtë, por për mua Xavi ka bërë një punë fantastike në mënyrën e tij, ai fitoi ndeshje kundër nesh. Nuk dua t’i krahasoj.”

Vinicius është lider: "Nuk ka një lider të vetëm. Mund të jetë ai, Valverde, Modric dhe të rinjtë mund të jenë. Jemi me fat që kemi shumë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco