Ilir Daja ndien keqardhje për faktin se skuadra e tij nuk arriti të shfrytëzonte superioritetin numerik në fushë pas daljes së Aleksit me karton të kuq.
“Transferta me Egnatian, kampione në fuqi, sigurisht që ishte e vështirë. Nuk duhet të reagojmë pasi marrim gol, por përpara, sigurisht dhe meritë e kundërshtarit që ka manovër të konsoliduar. Egnatia luajti më mirë me 11 lojtarë, ne duhet të kishim bërë më shumë gjatë kohës që ishim me një lojtar më shumë”.
Sot ishim të detyruar të bënim zëvendësimet se të dy mesfushorët i kishim me karton të verdhë. Aty kemi lojtarë në pankinë që dhe kur i hedh në fushë bëjnë goxha mirë, si Qefalija dhe Karamba, ky i fundit i vetmi lojtar që e nxjerr në mënyrën e duhur topin nga poshtë lart. Toli dhe Gudiabi nuk u ndihmuan shumë nga lojtarët e krahëve,” u shpreh Daja pas ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: