VIDEO/ Saraçi: SPAK arreston Metën pa akuzë, goditje ndaj opozitës shqiptare

19:57, 22/10/2024

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar mbi arrestimin politik të presidentit të PL, Ilir Meta ishte gazetari, Romir Saraci.

Saraci është shprehur se është vendosur një standard i rrezikshëm nga SPAK pasi arreston liderët e opozitës pa akuzë dhe jep masa sigurie në mungesë.

"Ajo që është e rëndësishme 24 orë më pas është vlerësimi që i kanë dhënë qytetarët dhe impakti q3ë kjo dhunë dhe ky terror ka krijuar.

U nis si operacion për të përcjellë në mesazh presioni ju kthye në një bumerang dhe kosto mbi nivelin e qeverisjes së vendit. Ne kemi parë mënyrën se si është trajtuar një personazh i lartë publik i pafajshëm pasi akoma ndaj tij nuk ka një akuzë.  Spak akoma nuk ka ngritur akuzë pas një hetimi 5 vjeçarë.  E gjitha kjo tregon rreziku i madh për çdo qytetar shqiptar.

Është vendosur një procedurë, një standard i dhënies së masave të sigurive në mungesë. Kemi një shkelje të hapur të kodit të procedurës penale. Kjo masë jepet vetëm në rastin kur personat nuk gjenden dhe nuk paraqiten nga policia.

Ajo goditje u bë ndaj liderit të dytë më të fuqishëm të opozitës sot pas Berishës. Kjo është një presion politik."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco