Në dy vitet e fundit, Saudi Pro League është bërë liga e gjashtë që ka shpenzuar më shumë për transferime pas Premier League-s, Serisë A, Ligue 1, Bundesligës dhe Ligës Spanjolle.
Transferimi i “yjeve” në këtë kampionat ka qenë konstante dhe pagat në përputhje me nivelin e lojtarëve që janë larguar nga Evropa për të luajtur në Arabinë Saudite.
Raporti financiar sportiv mbi tregun e transferimeve në Arabinë Saudite i publikuar nga Al Sharq Neës, me të dhëna nga Bloomberg dhe Forbes, tregon se Cristiano Ronaldo është më i paguari, shumë më tepër se pjesa tjetër e futbollistëve që luajnë në ligën saudite.
Portugezi merr një shumë totale prej 263 milionë eurosh (285 dollarë) të ndarë në më shumë se 200 milionë euro pagë plus 60 milionë euro të ardhura nga reklamat.
Shifra shumë më të larta se ato të fituara nga dy “yje” të tjerë të ligës së Arabisë Saudite: Neymar dhe Benzema. Braziliani nga Al Hilal fiton pak më shumë se 100 milionë euro (74 milionë euro pagë plus 28 euro të ardhura nga reklamat). Francezi i Al Ittihad nuk arrin 100 milionë euro nga paga (pak më shumë se 96 milionë euro) dhe shton vetëm 4 milionë euro për reklamat. I katërti në garë në renditjen e më të paguarve është Sadio Mané. Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Bayernit arrin në 48 milionë euro në radhët e Al Nassr.

Sipas të dhënave të raportit ekonomik të publikuar nga Al Sharq Neës, Nacho dhe Aubameyang janë ndër më të paguarit në Arabinë Saudite. Të dy i janë bashkuar Al Qadsiah, një skuadër e drejtuar nga Michel dhe e promovuar së fundmi në Saudi Pro League. Klubi që ka mbështetjen e kompanisë së naftës Aramco. Nacho dhe Aubameyang fitojnë më shumë se 10 milionë euro secili. Shuma shumë më të larta sesa ato që mund të fitonin në Evropë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: