Futbollisti ishte në fushë duke luajtur në Ligën e Konferencës, hajdutët tentojnë t’i grabisin shtëpinë

Futbollisti ishte në fushë duke luajtur në Ligën e Konferencës, hajdutët tentojnë t’i grabisin shtëpinë

18:02, 19/04/2024

Kriminelët në aksion dje në Firence në shtëpinë e Antonin Barak teksa lojtari i Fiorentinës ishte i zënë në stadiumin “Franchi”. Episodi ndodhi pikërisht në momentin që po luhej ndeshja e Ligës së Konferencës, e fituar 2-0 ndaj Viktoria Plzen.

Hajdutët janë përzënë, shkruan ‘La Nazione’ në versionin e saj online, nga disa banorë që kanë telefonuar në 112.

Policia ka ndërhyrë në vendngjarje. Sipas asaj që është rikonstruktuar, dy persona kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit duke thyer xhamin e dritares për të kryer sulmin, por ardhja e një fqinji prishi planet.

Të dy janë parë nga një tjetër banor i lagjes teksa po largoheshin me fytyrë të mbuluar.

Hajdutët nuk kanë vjedhur asgjë: hetuesit po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e vëzhgimit me video në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco