Zidane ka vendosur, ja klubi i madh që do të drejtojë pas tri sezonesh pushim

Zidane ka vendosur, ja klubi i madh që do të drejtojë pas tri sezonesh pushim

14:28, 19/04/2024

 

Zinedine Zidane është një hap larg drejtimit të Bayern Munich. Ky lajm vjen nga Spanja, konkretisht “Mundo Deportivo”, e cila pothuajse e merr për fakt të kryer marrëveshjen mes ish-trajnerit të Real Madridit dhe gjigantëve bavarezë, edhe pse ende nuk ka firmë.

Pasi kanë marrë “jo” e Nagelsmann, i cili rinovoi si trajner i Gjermanisë, bavarezët kanë nxituar të trokasin te “Zizou”, me të cilin thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshje në parim. Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Ligën e Kampionëve tri vite radhazi, megjithatë bëri kërkesa të rëndësishme për transferimet e verës përpara se të merrte një vendim përfundimtar.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, Zidane ka kërkuar siguri në merkaton e transferimeve të verës, me referenca të qarta për përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion, për t’i thënë “po” projektit.

“Mundo Deportivo”, konkretisht, nënvizoi se kërkesat për përforcime kishin të bënin me repartin e mbrojtjes. Dhe Bayerni, i cili zakonisht i kënaq trajnerët e tij, do t’i thoshte “po” për gjithçka.

Një marrëveshje e përgjithshme mes palëve, me Zidane që do të rikthehej efektivisht në pankinë pas tri sezoneve pushim, pas të fundit në stolin e Real Madridit. “Los Blancos” do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të bavarezëve në Champions League, kompeticion që Tuchel do të dëshironte t’ua jepte drejtuesve bavarezë, para se të thoshte lamtumirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco