Befason Guardiola, ul në stol De Bruyne për çerekfinalen e Championsit me Realin

Befason Guardiola, ul në stol De Bruyne për çerekfinalen e Championsit me Realin

20:12, 09/04/2024

Mbrëmje “titanësh” në Champions League. Në çerekfinale të kompeticionit përplasen me njëri-tjetrin emra të mëdhenj të futbollit evropian, të cilët me të drejtë aspirojnë ta ngrenë larg kupën me veshë të mëdhenj.

Ne “Santiago Bernabeu” luhet Real Madrid – Manchester City, pa dyshim një finale e parakohshme, që pritet të dhurojë spektakël.

Sa u përket formacioneve, Ancelotti ka preferuar Tchuamenin para Nachos, për ta rreshtuar krah Rudigerit si qendërmbrojtës, ndërsa Camavinga do të bëjë mesfushorin mbrojtës të skuadrës. Pjesa tjetër, ajo që pritej te Real Madrid.

Nga ana e tij, Pep Guardiola befason me zëvendësimin e De Bruyne.

Në vend të belgut, Pep  përforcon mesfushën me Kovacicin, që së bashku me Rodrin do të ndërtojnë murin e parë për të ndalur sulmet e Realit.

Një dyshim ishte edhe linja mbrojtëse, ku në krahë do të jenë Akanji dhe Gvardiol.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco