Simeone: Edhe ndaj Dortmundit do fitojmë siç bëmë me Interin

Simeone: Edhe ndaj Dortmundit do fitojmë siç bëmë me Interin

17:38, 09/04/2024

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, tha për mediet në prag të ndeshjes së çerekfinaleve të Champions League, ndaj Borussia Dortmund, se fitorja ndaj Interit u dha forcë për të vazhduar bindshëm në këtë kompeticion.

“Ndeshja kundër Interit na dha forcë për të vazhduar këtë kompeticion, jemi mes tetë më të mirëve të kompeticionit dhe tani mendojmë për Borussia Dortmundin të bindur se mund të fitojmë”, u shpreh fillimisht kreu i stolit të “Colchoneros”.

Ndërsa i pyetur për një rikthim të mundshëm në Serie A në të ardhmen, ai deklaroi se shpreson që në të ardhmen të ketë mundësinë të kthehet, pasi sipas tij Italia i mësoi shumë.

“Nuk kam afate kohore, kam kontratë edhe për dy vite të tjera me Atleticon, por në kokën time është ideja e një rikthimi në të ardhmen në Serie A. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më ka mësuar shumë edhe kur kam qenë trajner i Catanias, shpresoj të kthehem një ditë sepse e dua futbollin italian”, tha ndër të tjera tekniku i Atleticos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco