Gabriel Jesus: Nuk iu zëmë besë krizës së gjermanëve, ata janë ende Bayerni

Gabriel Jesus: Nuk iu zëmë besë krizës së gjermanëve, ata janë ende Bayerni

16:22, 09/04/2024

Gabriel Jesus, sulmuesi i Arsenalit, nuk i zë besë krizës së Bayernit.

“Kjo është pjesa më e mirë e sezonit për të gjithë ata që janë ende në Champions dhe luftojnë në Premier Ligë. Është emocionuese, sepse tani janë ndeshjet vendimtare, detajet e vogla kanë rëndësi.

Në këtë fazë të gjithë lojtarët i kemi të gatshëm dhe shpresoj se të gjithë mund të japin më shumë dhe të ndihmojnë ekipin. Të gjithë e dinë historinë e Bayernit. Ata kanë fituar shumë trofe, Liga Kampionesh dhe Bundesliga. Të gjithë e dinë cilësinë e klubit, cilësinë e mahnitshme të lojtarëve dhe nuk ka rëndësi nëse ata kanë vuajtur në ndeshjen e fundit, apo dy ose tri ndeshjet e fundit.

Ata janë ende Bayerni dhe mund të vijnë dhe të na lëndojnë”, tha sulmuesi brazilian në konferencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco