Trajneri i Arsenalit në prag të duelit me Bayernin: Do jetë mbrëmje e veçantë për ne

Trajneri i Arsenalit në prag të duelit me Bayernin: Do jetë mbrëmje e veçantë për ne

20:56, 08/04/2024

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Bayern Mynihut, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

“Po e shijojmë vërtet momentin, jemi aty ku donim të ishim, në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampioneve. Para nesh do të gjejmë një nga klubet me më shumë triumfe në Evropë, por mezi presim të kapërcejmë këtë lloj pengese. Ata janë një skuadër top, unë jam një admirues i madh i Tuchel, për mënyrën e tij të lojës dhe për t’i bërë skuadrat e tij të luajnë, mënyrën se si ai transmeton koncepte. Mësova shumë prej tij, duke parë atë që ai bëri. Ne u përgatitëm mirë dhe tani do të duhet të luajmë lojën tonë, nëse ia dalim, kemi një shans për ta fituar atë.”

Për kërcënimin e Harry Kane- “Nuk është vetëm ai, janë edhe 10 individët e tjerë që kanë. Ne i dimë cilësitë e të gjithë këtyre lojtarëve, në veçanti të tij. Gjëja më e mirë është të përpiqemi të parandalojmë kolektivisht. Rreziku për ne është qëndrueshmëria e Kane, shikoni shifrat që ai ka pasur në 10 vitet e fundit. E pabesueshme! Dhe ai mund të shënojë në mënyra të ndryshme, ne duam të shmangim që të shërbehet në mënyrën më të mirë. Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocion. Nuk kemi pasur një rast të tillë prej 15 vitesh, kjo ju tregon se sa e veçantë do të jetë mbrëmja për ne”, përfundoi Arteta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco