Luis Enrike përballë së kaluarës: Jam në nivelet më të larta, Barçën e eliminojmë nga Championsi

Luis Enrike përballë së kaluarës: Jam në nivelet më të larta, Barçën e eliminojmë nga Championsi

17:20, 08/04/2024

Trajneri Luis Enrike ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të  klubit francez ku shpjegoi motivimet shumë të larta që do ta shtyjnë në ndeshjen kundër Barcelonës, klubit nga i cili filloi karriera e tij si trajner.

Ndër të tjera ai shprehet se PSG-ja është në një nivel shumë të lartë dhe se mund ti eliminojnë blaugranat.

“Të luash kundër Barcelonës për mua është e vështirë nga pikëpamja emocionale. por në të njëjtën kohë është frymëzuese. Dua të bëj një punë të mirë. Dua që skuadra ime ta fitojë ndeshjen.

Dua t’u tregoj atyre dhe vetes që si profesionist jam në nivelin më të lartë. Dhe kjo do të thotë të mposhtim Barçën. Për t’i lënduar ata do të duhet të japim versionin më të mirë të vetes. Barcelona është një klub i nivelit shumë të lartë. Është një ekip i mirë. Do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se edhe ne jemi në një nivel shumë të lartë. Jemi në një periudhë të mirë dhe jam i bindur se mund t’i eliminojmë”, deklaroi Luis Enrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco