Sfida ndaj Barcelonës në Champions, Mbappe: Rezultati është në dorën e Zotit!

Sfida ndaj Barcelonës në Champions, Mbappe: Rezultati është në dorën e Zotit!

22:15, 07/04/2024

PSG ka një ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar.

“Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit.

Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezonit mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj … rezultati do të jetë në duart e Zotit”, deklaroi Mbappe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco