‘Betejë’ pa fitues në ‘Old Trafford’, Manchester United frenon Liverpoolin në garën për titull

‘Betejë’ pa fitues në ‘Old Trafford’, Manchester United frenon Liverpoolin në garën për titull

18:49, 07/04/2024

Barazim spektakolar 2-2 në Manchester United-Liverpool, duel që nuk zhgënjen kurrë.

“The Reds” dominuan klasiken e Anglisë, por humbën shumë raste, duke lënë në “Old Trafford” dy pikë të rëndësishme për titullin kampion.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 falë realizimit të Luis Diaz. Vendasit, pasi rezistuan dhe patën fat në më shumë se një rast, barazuan falë një goli shumë të bukur të kapitenit Bruno Fernandes nga mesi i fushës.

Më i bukur ishte goli i dytë i United, me 18-vjeçarin Kobbie Mainoo që realizoi një gol fantastik.

Liverpooli nuk u dorëzua dhe evitoi humbjen falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Momo Salah.

Përfundimisht 2-2, rezultat që u shërbeu më shumë Arsenalit dhe Manchester Cityt.

“Gunners” kryesojnë me 71 pikë, po aq numëron edhe skuadra e Jurgen Klopp, ndërkohë që Citizens renditen të tretët me 70 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco