Valëviti flamurin anti-Lazio, autori i golit në derbin roman rrezikon pezullim dhe gjobë

Valëviti flamurin anti-Lazio, autori i golit në derbin roman rrezikon pezullim dhe gjobë

15:12, 07/04/2024

Roma triumfoi me shifrat 1-0 falë një goli të Mancinit në derbin ndaj Lazios, por mbrojtësi ka përfunduar nën akuzë për shkak të festës pas përfundimit të 90-minutave.

Italiani iu bashkua tifozëve pas portës ndërsa nisi të valëviste edhe një flamur të ultrasve, në të cilin ishte shkruar “anti Lazio”. Mancini në deklaratat pas festës theksoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte të shkruar flamuri dhe kërkoi falje.

Mirëpo, tashmë mbrojtësi i Romës dhe kombëtares së Italisë rrezikon një gjobë të majme deri në një pezullim për disa ndeshje.

Kjo gjithmonë nëse arbitri e ka parë gjestin e Mancinit dhe nëse e ka shkruar në raportin e ndeshjes.

Megjithatë, edhe nëse arbitri nuk ka qenë i vëmendshëm në këtë episod, janë pamjet televizive ato që penalizojnë Mancinin me Gjykatën Sportive që mund të hapë një hetim 27-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco