VIDEO/ Ndeshje historike ndaj Chelseat, portieri i Kosovës vlerësohet me notën 10

VIDEO/ Ndeshje historike ndaj Chelseat, portieri i Kosovës vlerësohet me notën 10

21:31, 30/03/2024

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, zhvilloi një ndeshje historike ndaj Chelseat, në përballjen ku skuadra e tij Burnley arriti të merrte një barazim të vyer me shifrat 2-2. 

Gardiani dardan i mahniti të gjithë me pritjet e tij spektakolare, duke u vlerësuar me notën 10 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Image

Muriç regjistroi plot 11 pritje, njëra më e bukur se tjetra. 

Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se për herë të parë në historinë e Sofascore, që ka nisur në sezonin 2015-2016 me vlerësimet e lojtarëve, dy lojtarë nga ekipet e ndryshme marrin vlerësimin 10 në të njëjtin ndeshje.

Palmer i Chelseat dhe Arijanet Muriç i Burnleyt u vlerësuan maksimalisht në duelin e Premier Ligës. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco