Dortmundi fiton pas 10 vjetësh në ‘Allianz Arena’, Bayerni i hap rrugën Leverkusenit për titullin

Dortmundi fiton pas 10 vjetësh në ‘Allianz Arena’, Bayerni i hap rrugën Leverkusenit për titullin

20:29, 30/03/2024

Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh.

Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të Karim Adeyemit (10’) dhe brazilianit Ryerson (83’).

Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.

Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco