Nis java e 27-të e Superligës së Kosovës, nuk ka fitues në duelet Prishtina-Ballkani dhe Malisheva-Drita

Nis java e 27-të e Superligës së Kosovës, nuk ka fitues në duelet Prishtina-Ballkani dhe Malisheva-Drita

18:31, 30/03/2024

Nis java e 27-të e Superligës së Kosovës, me Prishtina-Ballkani dhe Malisheva-Drita, që ndanë pikët në këtë raund.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit që pavarësisht se solli raste u mbyll me porta të paprekura.

Pas kësaj përballjeje Prishtina renditet në vend të pestë me 39 pikë, teksa Ballkani kryeson me 53 pikë.

Ndërsa Malisheva-Drita u ndanë me barazimin 1-1, me miqtë që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 10’ Huruglica shënoi dhe kaloi Dritën në avantazh.

Megjithatë në minutën e 23’ Aliu barazoi për Malishevën dhe bëri që ekipi I tij të mos dilte pa pikë këtë raund.

Pas javës së 27-të Malisheva renditet në vend të katërt me 48 pikë, teksa Drita në vend të tretë me 51 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco