Milani ka ide të qarta për sezonin e ri, 130 milionë euro vetëm për sulmin

Milani ka ide të qarta për sezonin e ri, 130 milionë euro vetëm për sulmin

13:17, 26/03/2024

Milani po mendon për të ardhmen, me drejtuesit e klubit që kanë nisur të projektojnë sezonin e ri.

“Kuqezinjtë” janë të fokusuar për të përforcuar dhe rindërtuar repartin e sulmit, pasi pritet të këtë zhvillime të rëndësishme, si në merkaton hyrëse, po ashtu edhe në atë dalëse.

Me Giroud që duket drejt largimit, Milani pritet të hyjë në merkato me një buxhet prej 130 milion eurosh, pasi objektivat i ka të qarta.

Ndryshimi i formatit të Champions League, që do të sjellë më shumë të ardhura në rast kualifikimi, por edhe avancimi në Europa League dhe të ardhurat nga merkato e verës, u krijojnë mundësinë “kuqezinjve” të mendojnë seriozisht.

Emrat më të ndjekur janë Joshua Zirkzee dhe Viktor Gyokeres.

Lojtari i Bologna-s vlerësohet të paktën 40 milionë, ndërsa sulmuesi i Sportingut ka një klauzolë 100 milionë euro, por me hapësirë për të negociuar për më pak.

Me këtë të fundit, Milani synon të ecë përpara edhe falë Ibrahimovic, i cili ka nisur kontaktet me suedezin, që duhet theksuar ka shumë admirues edhe në Premier League.

Po ashtu, edhe rruga që të çon të Zirkzee nuk është e lehtë, por drejtuesit e Milan-it janë të vendosur të provojnë gjithçka.

Një tjetër opsion, nëse njëri midis Gyokeres dhe Zirkzee dështon mbetet Benjamin Sesko, talenti i ri i Leipzig, duke treguar se Milani i ka idetë e qarta për sulmin e sezonit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco