VIDEO/ Hazard si Ibrahimovic, i bashkohet kompeticionit të ‘mbretërve’ të Pique

VIDEO/ Hazard si Ibrahimovic, i bashkohet kompeticionit të ‘mbretërve’ të Pique

11:09, 26/03/2024

Që nga vera e kaluar, Eden Hazard i ka thënë lamtumirë futbollit profesionist, duke u tërhequr pas përvojës së tij me Real Madridin.

Megjithatë, belgu vazhdon të argëtohet në turnetë amatorë.

Tashmë e pret një aventurë e re, në “Kings League”, e cila po tërheq vëmendjen e publikut të gjerë në Spanjë, veçanërisht në rrjetet sociale.

Ashtu si Zlatan Ibrahimovic, edhe ish-lojtari belg do të marrë pjesë në turneun e futbollit 7-sh, i cili, ndër të tjera, e pa “final four”-in e edicionit të kaluar të luhet në “Wanda Metropolitano” dhe më parë në “Camp Nou”.

Hazard po përgatitet gjithashtu të hyjë tani në botën magjike dhe të artë të “Kings League”, kompeticion që ka midis themeluesve dhe promovuesve të vet ish-mbrojtësin Gerard Pique dhe që po e propozon veten si alternativë reale dhe konkrete ndaj futbollit tradicional.

Ardhja e tij në garë (me ekipin e Deptorstra FC) u bë e ditur përmes një videoje në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco