Notat e kuqezinjve në humbjen me Suedinë

Notat e kuqezinjve në humbjen me Suedinë

21:44, 25/03/2024

Shqipëria zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë, edhe pse u mposht me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë e Silvinjos krijuan volum të kënaqshëm loje, por në disa momente ishin dhe të pafat. 

Një skuadër e kujdesshme në mbrojtje, që mbyllte mirë hapësirat e kundërshtarit dhe dilte me shpejtësi me Armando Brojën, që i vetëm mbajt lart skuadrën dhe peshën e sulmit, duke u shndërruar në një rrezik konstant për mbrojtjen suedeze.

Ishte pikërisht Broja që ndezi entuziazmin e kuqezinjve me një shpërthim karakteristik, që u ndal me faull në zonë, por këtë herë nuk ka VAR dhe arbitri nuk e pa të arsyeshme të vërshëllente penallti për kuqezinjtë.

Gjithsesi një gol në minutën e 62-të, i shënuar nga Nilson, i dhuroi fitoren vendasve.

Për sa i përket vlerësimeve, lojtari me notën më të lartë sipas “Sofa Score” rezulton Tomas Strakosha, teksa në podium gjithashtu janë ngjitur edhe Bajrami dhe Gjimshiti.

Për sa i përket lojtarëve më pak të vlerësuar ata janë Cikalleshi, Muçi dhe Balliu! Gjithmonë sipas “Sofa Score”. 

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco