Po erdhi në Itali, presidentin e Interit e pret policia

Po erdhi në Itali, presidentin e Interit e pret policia

18:40, 25/03/2024

Presidenti i Interit, Stiven Zhang, është duke kaluar një moment të vështirë në aspektin ekonomik.

Shumë gjyqe të humbura dhe mosmarrëveshje për kredinë që do të sponsorizojë Interin në të ardhmen.

Të gjitha këto kanë bërë që ai të mos jetë prezent në Milano dhe në Itali prej muajsh, madje që në fundin e sezonit të kaluar.

Nuk dihet ende nëse do të jetë për festën e titullit kampion. Menjëherë sapo të zbarkojë do të ketë një ballafaqim me policinë.

Këta të fundit do t’i bëjnë me dije vendimin gjyqësor për njohjen e borxhit të bankës kineze edhe në Itali.

Nuk dihet ende se kur do të vijë ai për të takuar skuadrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco