Trajneri i Portos sulmon gjyqtarin, kryetarin e bashkisë dhe policët në një ndeshje futbolli

Trajneri i Portos sulmon gjyqtarin, kryetarin e bashkisë dhe policët në një ndeshje futbolli

18:00, 25/03/2024

Mediat spanjolle kanë publikuar një lajm të çuditshëm rreth trajnerit të Portos, Serxhio Konseisao.

Ish-futbollisti i njohur, tashmë një trajner po me famë ndërkombëtare, raportohet se ka qenë protagonist i një akti dhune në një ndeshje të rinjsh në Huelva të Spanjës.

Ai ka qenë në tribunë në finalen e turneut, ku viheshin përballë Porto dhe Sevilja dhe në një moment, e ka tepruar me ofendimet në adresë të gjyqtarit, duke tentuar edhe të hynte në fushë, i ndalur nga stjuardët.

Në fund të ndeshjes, situata ishte përkeqësuar, pasi bashkë me persona të tjerë, Konseisao kishte tentuar të sulmonte gjyqtarin në dalje të stadiumit.

Në mesin e personave që kishin tentuar ta ndalnin, ishte edhe Manuel Barroso, kryetari i bashkisë së Kartuja, qytet ku u zhvillua turneu, i cili ka shpjeguar se portugezi e kishte fyer dhe pastaj sulmuar fizikisht.

Mbërritja e forcave të policisë nuk kishte qetësuar gjakrat, përkundrazi.

Konseisao i ishte bashkuar një numri të madh tifozësh të Portos dhe Sportingut që kishin udhëtuar për të parë skuadrat përkatëse në turne, duke iu përgjigjur ndërhyrjes së policisë me dhunë.

“I thashë ‘a nuk të vjen turp’. Por ai vazhdoi, duke më kërcënuar se do të më vriste. Kam denoncuar personalisht atë, por do të mundohemi të bëjmë diçka që të ketë edhe një dënim sportiv”, shpjegoi Barroso për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco