U dëmtuan me kombëtaret, Interi merr përgjigjet mjekësore për Sommer dhe De Vrij

U dëmtuan me kombëtaret, Interi merr përgjigjet mjekësore për Sommer dhe De Vrij

16:06, 25/03/2024

E hëna ishte dita e testeve instrumentale tek Interi për Yann Sommer dhe Stefan De Vrij, të lënduar gjatë angazhimeve me ekipet e tyre kombëtare.

Pas orëve të para të ankthit dhe shqetësimit, Simone Inzaghi mund të buzëqeshë vetëm përgjysmë, me ndalesat e gjata të përjashtuara pas vizitave të dy lojtarëve në “Institutin Humanitas” të Rozzano.

Nga të dy, megjithatë, ai që mund të rikuperohet për ndeshjen ndaj Empolit është Sommer, ndrydhja e këmbës së të cilit do të vlerësohet dita-ditës.

Siç është komunikuar nga Interi, në fakt, gjendja e kyçit të këmbës së djathtë të portierit zviceran do të duhet të monitorohet gjatë javës dhe vetëm në orët para ndeshjes së të hënës së Pashkëve ndaj toskanëve, tabloja do të jetë më e sigurt.

Megjithatë, situata e Stefan De Vrij është ndryshe, pasi ai pësoi një tendosje muskulore në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë me Holandën.

Vizitat instrumentale nxorën në pah disa probleme që do të rivlerësohen brenda pak ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco