Miqësorja me Suedinë, ja sa bileta janë shitur deri tani

Miqësorja me Suedinë, ja sa bileta janë shitur deri tani

20:20, 24/03/2024

Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik).

Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit. Të njëjtën gjë tentojnë edhe nordikët, të cilët u mposhtën 5-2 nga Portugalia.

Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta. Një pjesë e konsiderueshme nga tifozët shqiptarë.

Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori, teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy Kombëtareve.

Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë numërojnë një fitore: atë të miqësores së vitit 2004 me rezultatin 2-1 (Skela, Aliaj).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco