Skandali në Federatë/ Spanjës rrezikon t’i hiqet organizimi i Kupës së Botës 2030

Skandali në Federatë/ Spanjës rrezikon t’i hiqet organizimi i Kupës së Botës 2030

13:03, 21/03/2024

Kupa e Botës 2030, që Spanja do ta presë me Marokun dhe Portugalinë është tashmë në rrezik, pas operacionit policor me kontrolle në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe 7 arrestime, mes të cilëve drejtues të institucionit në fjalë.

Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës 2030 do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024.

“RFEF do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, – shkruan “20 Minutos”.

Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit të RFEF ka siguruar se Luis Rubiales, aktualisht jashtë vendit, në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Këtë fakt ia ka bërë të ditur edhe gjyqtarit hetues të çështjes.

Rubiales është nën hetim për korrupsion të dyshuar, administrim të padrejtë dhe pastrim parash në kontratat e nënshkruara në 5 vitet e fundit në krye të federatës së futbollit, duke filluar me ato për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, të nënshkruara me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Dje, Garda Civile kontrolloi shtëpinë e tij në Granada për të gjetur dokumente kompromentuese dhe që i shërbejnë hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco