Programi i sotëm i Kombëtares, nisja drejt Parmës për miqësoren me Kilin dhe konferenca e Silvinjos

Programi i sotëm i Kombëtares, nisja drejt Parmës për miqësoren me Kilin dhe konferenca e Silvinjos

08:49, 21/03/2024

Ekipi i Silvinjos do të udhëtojë paraditen e sotme drejt Italisë, ku me avion çarter do të niset për në Parma.

Po sot, trajneri do të dalë në konferencë për shtyp dhe pas saj do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit në stadiumin “Ennio Tardini”.

Në po të njëjtin stadium, nesër do të luhet edhe përballja me Kilin, duke nisur nga ora 20:45.

Pas ndeshjes, ekipi do të qëndrojë në Parma, ku ditën e nesërme do të zhvillojë një seancë rikuperuese dhe më pas do të niset direkt në Stokholm, pa u kthyer në Tiranë.

Në datën 25, kuqezinjtë do të sfidojnë Suedinë në një ndeshje që do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco