Buzëqesh Pioli, Maignan rikthehet në kampin 'Kuqezi'

Buzëqesh Pioli, Maignan rikthehet në kampin 'Kuqezi'

19:49, 18/03/2024

 

Pavarësisht se arritën një fitore të madhe, ndaj Slavia Prague, tekniku Stefano Pioli “vuajti’ jo pak, me “gardianin” francez, Mike Maignan, që u detyrua të largohej më herët nga fusha pas një dëmtimi të pësuar në minutën e 28’-të të sfidës, duke shqetësuar jo pak kampin “Kuqezi”, të cilët kanë hyrë në një fazë të nxehtë të sezonit.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, ekzeminimet mjekësore nuk kanë zbuluar asgjë serioze dhe francezi do të jetë gati për “Djajtë” menjëherë pas miqësoreve të marsit, ndaj Gjermanisë, më datë 23 dhe ndaj Kilit vetëm tre ditë më vonë, me këta të fundit, që do të përballen edhe “Legjionarët” tanë, më 22 mars.

Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon, “shtatlarti” i portës së Milan është një pikë kyçe në formacionin titullar të Stefano Pioli, me 28-vjeçarin, që ka zbritur në fushë plot 37 herë për këtë sezon, ku ka arritur të mbajë plot 14 herë rrjetën të paprekur e në anën tjetër ka pësuar 46 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco