Arabia Saudite ka hyrë në mënyrë të frikshme në treg duke afruar futbollistët më të mirë të Europës.
Pas Cristiano Ronaldos, në Arabi ka shkuar edhe Benzema e me shumë gjasa Leo Mesi do të jetë afrimi i tretë në këtë kampionat.
Por, “The Sun” e lidh edhe Newcastle me klubet arabe.
Klubi anglez është aktualisht nën pronësinë e Fondit të Investimeve Publike në Arabinë Saudite, të cilët kanë 80% të aksioneve.
I njëjti fond, ka aktualisht edhe 75% të aksioneve të Al Itihad, Al Ahli, Al Nasr dhe Al Hilal.
Fakti që bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, sjellin hipotezën e një transferimi të mundshëm të Ronaldos, Messit dhe Benzemasë në kampionatin anglez.
Klubi i Newcastle mund t’i huazojë futbollistët duke mos pasur shpenzime që thyejnë rregullat e “Fair Play Financiar”, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.
Aktualisht, bëhet fjalë vetëm për një hipotezë që është e vështirë të ndodhë, por jo e pamundur.
Vetë Liga angleze do ta kundërshtonte diçka të tillë, por rregullat e lejojnë që huazimet të bëhen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: