‘Ulet flamuri i fundit’/ Benzema, i mbijetuari i vetëm i super Realit të ndërtuar në vitin 2009

‘Ulet flamuri i fundit’/ Benzema, i mbijetuari i vetëm i super Realit të ndërtuar në vitin 2009

12:53, 04/06/2023

Lamtumira e Karim Benzemas mbyll përfundimisht një epokë, atë të Florentino Perez-bis. Presidenti i Real Madrid u rikthye më 1 qershor 2009 pasi fitoi zgjedhjet, i gatshëm për të investuar masivisht për të rikthyer skuadrën për të konkurruar në nivelet më të larta, veçanërisht në Evropë.

Fushata e transferimeve të asaj vere ishte një nga më luksozët e parë ndonjëherë në historinë e futbollit: Brenda pak ditësh Kaka mbërriti për 65 milionë, më pas Cristiano Ronaldo për 94 dhe më vonë Benzema nga Lyon për 35 milionë.

Francezi do të ishte i treti në rend kronologjik që do t'u prezantohej tifozëve dhe padyshim që nënshkrimi i tij zuri një pozitë të pasme pas dy lojtarëve që kishin fituar nga një Top të Artë.

 Për rekord, Perez solli edhe Xabi Alonson, Raul Albiol, Alvaro Arbeloa, Esteban Granero, Alvaro Negredo dhe Joselu.

Plus Ezequiel Garay, i kthyer nga huazimi te Racing Santander. Kapiteni dhe numri 7 ishte Raul Gonzalez , Cristiano Ronaldo detyrohet të kënaqet me 9. Trajneri, kiliani Manuel Pellegrini.

Ky është formacioni që doli në fushë më 29 gusht 2009:

Casillas

Arbeloa

Albiol

Garay

Marcelo

Cristiano Ronaldo

Diarra

Xabi Alonso

Kaka (Guti)

Raul (Granero)

Benzema (Higuain)

Nga ajo skuadër, shumë pak luajnë ende dhe vetëm Karim ende e bën këtë me Real Madridin. Të paktën deri sonte. Nesër mbaron një epokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco