Xavi thyen heshtjen: E duam Messin këtu te Barcelona

Xavi thyen heshtjen: E duam Messin këtu te Barcelona

10:23, 02/06/2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në lidhje me rikthimin potencial të Lionel Messit në “Camp Nou”.

Dje, trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, tha se ylli argjentinas do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij edicioni.

Trajneri Xavi theksoi se ai e do Messin në “Camp Nou”.

Leo Messi do të vendosë të ardhmen e tij javën e ardhshme. Ai ka 100% në rregull që të bashkohet me ne. Ai e di që ne jemi gati ta mirëpresim. Asgjë nuk ka ndryshuar, ne kemi shanse. Ne duam Leon këtu. Lëreni të vendosë. Unë jam gati ta përfshij atë në sistemin tonë”, tha trajneri spanjoll për “Mundo Deportivo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco