Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prix-in e Austrisë

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prix-in e Austrisë

14:46, 26/05/2023

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin që po mbahet në Linz të Austrisë.

Loriana ka triumfuar në ndeshjen e repesazhit me ‘pikë të artë’ ndaj suedezes Anna Bernholm.

Kështu, xhudistja jonë ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Vlen të theksohet se Loriana e nisi ditën mirë duke fituar fillimisht me polaken Aleksandra Kowalewska, ndërsa më vonë me slloven Anka Pogacnik.

Pas këtyre dy fitoreve, xhudistja pejane u mposht nga hungarezja Szabina Gercsak.

Në anën tjetër, në garë për medaljen e bronztë është edhe xhudisti Akil Gjakova, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco