Kaka flet për derbin: Ky është lojtari që më tremb tek Interi

Kaka flet për derbin: Ky është lojtari që më tremb tek Interi

17:56, 10/05/2023

Kaka ka shijuar e fituar shumë derbe. Në një rrëfim për “Corriere dello Sport”, ish-ylli i kuqezinjve është ndalur te Milan-Inter.

Gjysmëfinalja e parë e Champions League po pritet me emocione nga të gjithë tifozët.

Zemra e brazilianit rreh për kuqezinjtë, për të cilët nuk i kursen këshillat.

Sa i përket rivalëve zikaltër, Kaka zbulon edhe lojtarin të cilit i trembet më shumë.

“Menaxhimi i emocioneve është shumë i rëndësishëm në ndeshje të tilla. Milani duhet të fokusohet te shpejtësia e Leaos, nëse rikuperohet. Por edhe te pragmatizmi i Giroud.

Kush më frikëson më shumë nga Interi? Lautaro Martinez”, deklaroi “Topi i Artë 2007”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco