150 mln € për sulmuesin/ Drejtuesit e Bayernit: Investim i rrezikshëm!

150 mln € për sulmuesin/ Drejtuesit e Bayernit: Investim i rrezikshëm!

17:11, 10/05/2023

Victor Osimhen quhet dëshira e madhe e Bayern Munchen për majën e sulmit, por sulmuesi i Napolit kushton shumë. Presidenti De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë.

Shumë që kampionët e Gjermanisë mund ta paguajnë, por kanë dyshime dhe pasiguri nëse do të ishte investimi i duhur.

Kjo është dilema e Oliver Kahn. Në një prononcim për Bild, CEO i Bayernit foli rreth mundësisë së blerjes së bomberit nigerian.

“150 milionë euro për Osimhen? Duhet t’i bëjmë vetes disa pyetje. Me këto shuma që flitet, Bayerni duhet të pyesë veten: ‘A të jep lojtari garanci për kaq shumë para?’

Do të ishte padyshim një rrezik i madh ky investim”, deklaroi drejtuesi i Bayern Munchen.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco