Euroderbi Milan-Inter, legjenda Shevchenko me dedikim special

Euroderbi Milan-Inter, legjenda Shevchenko me dedikim special

13:06, 10/05/2023

Legjenda e AC Milan, Andriy Shevchenko, ka bërë një dedikim special në prag të ndeshjes gjysmëfinale të LIgës së Kampionëve, mes Milanit dhe Interit, transmeton Syri.net Kosova

Sheva ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga e kaluara, kur ai ishte lojtar i Milanit.

Saktësisht, ylli ukrainas ka publikuar foto nga derbi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të vitit 2003 mes Milanit dhe Interit.

Atë kohë, pikërisht me golin e Shevchenkos, Milani e eleminoi Interin, për t'u kualifikuar në finale, ku pastaj fitoi edhe ndaj rivalit tjetër italian, Juventusit.

Sheva u ka uruar fat lojtarëve të Milanit, ndërsa sipër fotos ka shkruar: Ndeshje e veçantë, emocione unike./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco