'Finalisti vendoset në Manchester', Guardiola: Ja pse nuk bëra zëvendësime

'Finalisti vendoset në Manchester', Guardiola: Ja pse nuk bëra zëvendësime

09:12, 10/05/2023

Pep Guardiola ka zbuluar pas ndeshjes se objektivi i skuadrës së tij, kishte qenë vetëm që të çonin sfidën në Manchester sa më të hapur. Dhe në këtë aspekt, ekipi I Manchester City-t ia doli ndaj Realit në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Tekniku spanjoll ka treguar se pse nuk bëri zëvendësime, por edhe pse Haland nuk ishte aq efikas sa në takimet e mëparshme në lojën e tij në sulm.

“Ishte ndeshje e ekuilibruar. Kur ishim ne më mirë, shënuan ata dhe kur ishin ata më mirë, shënuam ne. Dukej e ngjashme me vitin e kaluar, në disa aspekte. Opinioni im për Realin vazhdon të jetë i njëjti, një ekip fantastik. Gjithçka do të vendoset në Manchester.

Si shpjegohet që shënuam në momentin më të keq të dy ekipet? Nuk ka shpjegim, është futbolli, nuk ekziston shpjegimi.

Ata mbuluan mirë hapësirën mes Carvahal dhe Camavinga, Haland gjendej mes mbrojtësve të mëdhenj dhe nuk ishte e lehtë, nuk kishte hapësira për të sulmuar. Normalisht ai lëviz në qendër dhe kjo liron hapësira, por këtë herë nuk ia doli.

Shiko, ne luajtëm më mirë te ndeshja 4-3 e vitit të kaluar dhe ai që doli më i përforcuar në fund ishte Reali. Ideja ishte që të çonim kualifikuesen për t’u vendosur në Manchester, duke e ditur se do të ishte e vështirë në këtë sfidë. Tani duhet të korrigjojmë gjërat dhe shpresojmë për ndeshjen e kthimit. Për shembull, mund të kemi më shumë rrjedhshmëri në sulm.

Asnjë zëvendësim? Po, sepse mendova se ishin mirë ata që ishin në fushë, që kishin lidhje. Mbanin topin dhe jepnin vazhdimësi. Dëshironim që të ndalnim tranzicionin e tyre, të shmangnim që ndeshja të bëhej e çmendur, të kishte pauza. Ndaj vendosa të mos bëja ndryshime”, tha Guardiola për “Movistar+” pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco