Dalin pamjet: Kështu duket fytyra e futbollistit të Villareal pas grushtit nga Valverde

Dalin pamjet: Kështu duket fytyra e futbollistit të Villareal pas grushtit nga Valverde

13:22, 09/04/2023

Është publikuar video e futbollistit të Villareal, Alex Baena, pasi u goditë me grusht mbrëmë nga mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde.

Televizioni ‘El Chiringuito’ ka publikuar një video ku Baena është duke shkuar në autobusin e ekipit pas incidentit që pati me uruguaianin. Siç mund të shihet ai e ka mollëzën e fryrë pas grushtit të Fede Valverde.

E gjithë kjo përleshje mendohet se ka ardhur nga ndeshja e fundit në janar mes Villareal dhe Real Madrid në Kupën e Mbretit.

”Në ndeshjen e Copa del Rey, Baena e goditi Feden dhe i tha: ‘Qaj tani, se djali yt nuk do të lind’. Kjo mbeti aty, por sot ai tha diçka të ngjashme me të dhe Fede u nxeh… dhe i tha të mos ngatërrohet me familjen dhe ndodhi ajo që ndodhi,” i kanë thënë Marcas burimet pranë Valverdes.

Kujtojmë që në fillim të vitit bashkëshortja e 24 vjeçarit, Mina Bonino, ishte pranë humbjes së fëmijës së dytë, mirëpo tashmë gjithçka është në rregull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco