E ardhmja e Benzema, Modric dhe Kroos? Ancelotti sqaron situatën e tre lojtarëve

E ardhmja e Benzema, Modric dhe Kroos? Ancelotti sqaron situatën e tre lojtarëve

15:47, 08/04/2023

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pret që treshja e Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos të zgjasin qëndrimin e tyre në klubin spanjoll me marrëveshje të reja pasi kontratat e tyre aktuale skadojnë në fund të këtij sezoni.

Fituesi i Topit të Artë, Benzema, 35 vjeç, dhe mesfushori kroat 37-vjeçar, Modric, kanë ndihmuar Realin të fitojë pesë tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa gjermani Kroos, 33 vjeç, ka fituar katër.

Megjithëse Modric dhe Kroos kanë luajtur pak më pak këtë sezon, për sulmuesin francez Benzema ka qenë një sezon i mirë pasi është golashënuesi më i mirë i Realit me 25 gola në të gjitha garat.

Ancelotti tha se klubi është në bisedime me lojtarët për marrëveshje të reja.

“Unë mendoj se ata do të qëndrojnë”, tha Ancelotti. “Ne duhet t’i vlerësojmë lojtarët jo nga mosha e tyre, por nga ajo që bëjnë’’.

“Mund të mendoni se të tre nuk kanë fizik apo energjinë e lojtarëve më të rinj, por ajo që kanë këta të tre për sa i përket menaxhimit të lojës është unike, nuk mund ta blini në asnjë treg në botë.

“Kjo lind me përvojë – mosha merr diçka nga ju, por ju kthen diçka gjithashtu.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco