Messi mëson fansen si të bëjë 'selfie', gjesti që i emocionoi të gjithë

Messi mëson fansen si të bëjë 'selfie', gjesti që i emocionoi të gjithë

14:13, 08/04/2023

Nëse Lionel Messi është në dilemë të madhe të qëndrojë apo jo në Paris, sidomos pas vërshëllimave të fundit të tifozëve, situate e tij është krejt ndryshe me fanellën e Argjentinës. Marrëdhëniet me klubin e Al Khelaifi tani janë në ngecje të plotë.

Kampioni nga Rosario u kritikua ashpër së fundi, duke u akuzuar për “mungesë angazhimi”, çka bëri që PSG të eliminohej nga Liga e Kampionëve. Natyra armiqësore e tifozëve francezë është sinonim i keqardhjes për Messin, duke pasur parasysh trajtimin diametralisht të kundërt që ai merr nga tifozët argjentinas me kombëtaren, falë veprimeve të tij në fushë dhe jashtë saj, që tregojnë përulësinë e kampionit…

Në ndeshjen e me Argjentinën, më konkretisht miqësoren kundër Curacaos, Leo Messi tregoi edhe një herë përulësinë e tij. Pasi shënoi 3 gola në ndeshje, të cilat e çuan atë në arritjen e 100 golave ​​me fanellën e Albiceleste, 35-vjeçari tregoi mirënjohje të madhe ndaj tifozëve të tij.

Madje, në fund të ndeshjes, kapiteni i kombëtares që fitoi Botërorin e kaluar u ndalua nga një tifoze, e cila i kërkoi një “selfie”. Teksa e pushton emocioni, vajza dështon në përpjekjen e thjeshtë për ta shkrepur foton kur duhej.

Ajo e fokuson Messin duke bërë me gisht, diçka që tregon gjithë humanizmin njerëzor të kampionit, i cili me dashamirësi i jep leksione fanses, i tregon se si ta bëjë atë “selfie”, ngaqë ajo nuk po ia “qulloste” dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco