Ozil bën elozhe për Benzema: Mbret, numri 9 më i mirë i brezit tonë

Ozil bën elozhe për Benzema: Mbret, numri 9 më i mirë i brezit tonë

10:37, 07/04/2023

Mesut Ozil u tërhoq nga futbolli disa ditë më parë. Fantazisti gjerman luajti me Real Madridin gjatë viteve (2010-2013).

34-vjeçari komentoi shkurtimisht formën e shkëlqyer të Karim Benzema, ish-shokut të skuadrës te “Los Blancos”.

Bomberi francez dhe fituesi i “Topit të Artë”, realizoi një tregolësh në suksesin 0-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Tre gola shënoi edhe në fundjavë përballë Valladolid, përballje të cilën djemtë e Carlo Ancelotti e fituan 6-0.

“Mbreti! Djali im Benzi Numri 9 më i mirë i brezit tonë”, shkruan Ozil në një postim në Twitter.

Real Madrid siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit dhe përballë do të ketë Osasunën.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës, do të sfidojnë Chelsea në gjysmëfinalet e Champions League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco