Kosova kthehet sot në fushën e blertë për tu përgatitur me Andorrën

Kosova kthehet sot në fushën e blertë për tu përgatitur me Andorrën

17:17, 27/03/2023

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot (e hënë) do ta zhvillojë seancën stërvitore para ndeshjes së dytë kualifikuese në muajin mars kundër Andorrës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollistët “dardanë” do të zhvillojnë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 17:30.

Paraprakisht, gjysmë ore më herët do të mbahet edhe një konferencë për media ku pritet të prononcohet edhe përzgjedhësi Alain Giresse.

“Dardanët” do të përballen me Andorrën të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit I.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco